Bayern Munchen i del problem me këtë lojtar

Bayern Munchen i del problem me këtë lojtar

Bayern Munich, ka probleme serioze për të mbajtur Niklas Süle në skuadër pasi oferta e parë që ata kanë paraqitur nuk i ka kënaqur aspak agjentët e lojtarit pasi ata prisnin që bavarezët të zgjateshin më shumë me pagën.

Futbollisti gjerman ka kaluar disa sezone në pankinën e Bajernit, por që nga viti i kaluar është titullari i padiskutueshëm në Allianz Arena, duke i dhënë shumë stabilitet skuadrës, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Bayern ka kontaktuar me agjentët e Süles për t’i ofruar një kontratë të re që do t’i sigurojë qëndrueshmërinë e tij në skuadrën gjermane edhe për disa sezone të tjera dhe i kanë ofruar rreth 10 milionë euro në sezon.

Këtu qëndron problemi, lojtari priste që skuadra e Mynihut t’i ofronte një pagë shumë më të lartë pasi konsideron se është një futbollist shumë i rëndësishëm dhe për momentin nuk ka dashur të pranojë propozimin e parë të kampionit gjerman./ORAinfo/