Bashkimi fiton si mysafirë i Rahovecit

Klubi prizrenas, Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim te Rahoveci me rezultat 87:80 në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi ka arritur të fitojë ndaj Rahovecit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të e cila u zhvillua në palestrën “Shani Nushi”.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat shënuan numrin e njëjtë të pikëve.

Foto: KB Bashkimi/Facebook

Çereku i parë i takoi Bashkimit me rezultat 22:20, ndërsa me të njëjtin rezultatin fitojë edhe Rahoveci në çerekun e dytë dhe skuadrat në pushim shkuan pranë rezultatin 42:42.

Në pjesën e dytë, prizrenasit arritën të bëjnë diferencën duk fituar dy çerekët me nga pak pikë epërsi.

Çereku i tretë përfundoi me rezultat 21:16, ndërsa çereku i katër gjithashtu u fitua nga Bashkimi me rezultat 24:22.

Kështu, pas 40 minutave lojë prizrenasit arritën të fitojnë ndeshjen ndaj Rahovecit me rezultat përfundimtar 87:80.

Lojtarët më të dalluar të ndeshjes ishin Fredrik Boayd Richardson me 27 pikë e tetë kërcime te Rahoveci, ndërsa te Bashkimi Michael Martin James me 21 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. /Telegrafi/

TAGS