Barcelona po e blindon super lojtarin

Barcelona po e blindon super lojtarin

Sergi Roberto planifikon të nënshkruajë kontratën e tij të re me Barcelonën javën e ardhshme, raporton gazeta spanjolle Marca.

Marrëveshja ishte mbyllur tashmë para disa ditësh.

Në fakt, ishte vetë Laporta që e njoftoi atë në ditën e prezantimit të Luuk de Jong duke thënë se marrëveshja ishte e plotë dhe se mungonte vetëm hartimi i kontratave dhe nënshkrimi.

Agjenti i lojtarit, José María Orobitg, ka negociuar për zgjatjen e kontratës për ca kohë. Praktikisht që kur Laporta u bë president, ai ka mbajtur kontakte për të zgjidhur situatën e futbollistit. Në fillim ata folën me të për mundësinë e një viti tjetër që më vonë do të bëheshin dy sezone.

Problemi më i madh që ata hasën ishte me uljen e pagës që ishte e nënkuptuar në këtë rinovim.

Sergi Roberto u fishkëllye në ndeshjen e fundit në ‘Camp Nou’ dhe një nga arsyet mund të jetë se ai nuk e kishte ulur pagën e tij, siç kishin bërë pjesa tjetër e kapitenëve.

Ky do të jetë rinovimi i parë pas mbylljes së tregut, gjersa klubi katalantas po punon që rinovimet e kontratave ti arrij së shpejti edhe me Ansu Fati, Dembélé, Pedri dhe Araujo.

TAGS