Barcelona pas ylli të Bayernit

Barcelona pas ylli të Bayernit

Sule në radarin e Barcelonës

Barcelona po e monitoron Sulen e Bayernit.

Niklas Sule është objektivi i Barcelonës, që do të jetë i lirë në fund të sezonit.

Ai është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe nuk ka sinjale për rinovimin e saj.

Lojtari është i lirë të negociojë me cilindo klub dhe sipas 90 min, për shkak edhe të gjendjes së rëndë ekonomike, Barcelona po shikon të marrë lojtar falas dhe Sule është objektiv real për të forcuar skuadrën e Xavi Hernandez.