Barcelona ofron një lojtar dhe para për Dybalan

Barcelona ofron një lojtar dhe para për Dybalan

Paulo Dybala duket se po e shijon sezonin e fundit te Juventus.

Paulo Dybala me shumë gjasë do të largohet nga Juventus me të përfunduar ky sezon.

Sulmuesi argjentinas ka kohë që po lidhet me largim nga ‘Zonja e Vjetër’, gjersa Barcelona ka shfaqur interesim për të, përcjell lajmi.net nga Don Balon.

Leo Messi ka kërkuar nga skuadra katalonase që të ta transferojë bashkëkombësin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Juventus ka bërë me dije se janë të gatshëm ta shesin Dybalan, gjersa kërkojnë 130 milionë euro nga shitja e tij.

Barcelona do të tentojë ta ofrojë Ivan Rakiticn dhe një shumë të parave për ta transferuar argjentinasin në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS