Barcelona merr lajmin e madh nga Juventusi për Moratan

Barcelona merr lajmin e madh nga Juventusi për Moratan

Morata në Barcelonë, Vlahovic në Juventus.

Vlahovic është shumë afër transferimit në Juventus.

Sipas mediave italiane, transferimi do t’i kushtojë zonjës së vjetër nga 60 deri në 70 milionë euro.

Blerja e Vlahovic do t’i hapte rrugë largimit të Alvaro Moratas.

Ish sulmuesi i Real Madridit është i ngazëllyer me interesimin e Xavi Hernandez që e do te Barcelona.

Madje, “El Chiringuito” raporton se bisedimet mes klubit e përfaqësuesve të lojtarit nuk janë ndalur asnjëherë gjatë janarit dhe gjasat janë shumë të mira që Morata të luajë në “Camp Nou” pjesën e mbetur të sezonit.