Barcelona konfirmon se çfarë do të ndodhë me Depayn dhe Agueron

Barcelona konfirmon se çfarë do të ndodhë me Depayn dhe Agueron

Barcelona konfirmon gjithçka lidhur me Aguero dhe Depay – dyshja mbesin në skuadër.

Spekulime të shumta lidhur me Sergio Aguero janë ngritur pas largimit të Lionel Messi.

Aguero erdhi te skuadra e Barcelonës, nga Manchester City, me dëshirën e vetme për ta pasur shok skuadre Leo Messin.

Messi vendosi të largohej, duke bërë që dëshira e Aguero të mbetet e paplotësuar. Kjo nxiti shumë zëra të thonë se Aguero do të largohet nga Barcelona, pa filluar sezoni fare.

Por, këto dyshime kanë marrë fund sot, me publikimin e fundit të Barcelonës.

Barca ka publikuar listën me lojtarët për ndeshjen e Joan Gamper, ku janë parë edhe numrat e ndarë për Aguero dhe Memphis Depay.

Aguero do të mbajë numrin 19 në fanellën e Barcelonës, kurse Memphis do ta ketë numrin 9.

Kështu, në mënyrë indirekte është konfirmuar se janë qartësuar të gjitha gjërat mes Aguero dhe Barcelonës.

TAGS