Barcelona- Juventus, po e bëjnë shkëmbimin e madh

Barcelona- Juventus, po e bëjnë shkëmbimin e madh

Barcelona ia ofron Juventusit Griezmannin në shkëmbim të Dybalas.

Ndonëse u transferua me bujë në “Camp Nou” dy vite më parë, Antoine Griezmann është shndërruar në një telash për skuadrën e Barcelonës, pasi jo vetëm nuk po arrin të përshtatet me stilin e lojës, por peshon jo pak edhe në bilanc me pagën e tij neto prej 18 milionë eurosh.

Pak ditë më parë drejtuesit e klubit katalan bënë një përpjekje për ta rikthyer në Madrid, në një formulë shkëmbimi me mesfushorin Saul Niguez, por negociatat dështuan, pasi Atletico nuk ishte gati të marrë përsipër pagën faraonike të sulmuesit francez, ndërsa tifozët e Los Colchoneros nuk ia falën atë largim më 2019-ën.

Së fundi drejtuesit e Barcelonës po mendojnë një tjetër rrugë për të larguar francezin nga skuadra, pasi siç raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, së shpejti do t’i propozohet Juventusit një shkëmbim kokë më kokë me argjentinasin Paulo Dybala.

Momentalisht bëhet fjalë thjesht për një ide, por që mund të mirëpritet edhe nga drejtuesit e Juventusit, të cilët deri tani nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët me argjentinasin Dybala, për rinovimin e kontratës që skadon verën e ardhshme.

Gjithsesi edhe në këtë rast problem mund të bëhet paga e lartë e Griezmann, i cili nuk ka ndërmend të sakrifikojë asnjë cent nga 18 milionë euroshi dhe për sa kohë që Juve ka në organikë Cristiano Ronaldon, e ka të pamundur të përballojë edhe një tjetër pagë të tillë stratosferike.

TAGS