Barcelona futet në garë me Real Madridin për këtë lojtar

Barcelona futet në garë me Real Madridin për këtë lojtar

Barcelona dhe Real Madridi e duan në skuadër të njëjtin lojtar.

Çështja e David Alabas sa i përket të ardhmës së tij, po vazhdon të jetë më e diskturuara në këtë afat kalimtar të janarit.

Gjatë ditës së djeshme ishte raportuar nga disa gazeta spanjolle, përfshirë edhe të përditshmen MARCA, se Alaba do të nënshkruajë me Real Madrid.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma dhe madje në garë për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit.

Babai i tij konfirmoi se djali i tij akoma nuk ka nënshkruar marrëveshje me ndonjë klub, derisa trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka konfirmuar se Alaba do të largohet nga klubi.

Pini Zahavi, agjenti i Alabas, po shikon edhe mundësinë që lojtari i tij të transferohet në Barcelonë, kësisoj është duke pritur për zgjedhjet presidenciale.

Zahavi dëshiron të flasë me Joan Laportan, i cili po mendohet të jetë kandidati favorit për zgjedhje dhe të shoh se çfarë mendimi ka ai për transferimin e austriakut.

Flitet se Laporta do të ishte i gatshëm të paguajë pagën prej 11 milion € që Madridi po planifikon t’i dhurojë Alaba, si dhe një bonus tjetër.

TAGS