Barcelona ‘ëndërron’ Rashfordin

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford thuhet së është ëndrra e Barcelonës për afatin e verës.

Rashford është njëra nga lojtarët më të formë të Unitedit këtë sezon dhe një nga lojtarët anglez më të mirë të viteve të fundit.

Talenti i tij dhe nuhatja për gola dhe asistime kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Lexo po ashtu:

Njëra nga skuadrat e interesuara për transferimin e sulmuesit anglez thuhet se është Barcelona.

Marcus Rashford (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Drejtuesit e Barcelonës do të duan të nënshkruajnë me Rashfordin, por e dinë se është një perspektivë joreale.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, kampionët spanjollë do të tentojnë për të shtuar Rashfordin në radhët e tyre, edhe pse çdo marrëveshje mund të kushtojë më shumë se 100 milion euro.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, Barcelona nuk ka shumë shpresë se Unitedi ta shesë yllin e tyre, i cili kohëve të fundit ka parakaluar Romelu Lukakun si sulmues kryesor i klubit.

Rashford është gjithashtu një lojtar që pëlqehet shumë nga Real Madridi, por edhe nga Milani në Serie A. /Telegrafi/

TAGS