Barcelona dorëzohet, Griezmann kthehet në Atletico Madrid

Barcelona dorëzohet, Griezmann kthehet në Atletico Madrid

Punë e kryer, Griezmann kthehet në Atletico Madrid.

Befasia e kësaj mbrëmje është Antonio Griezmann

Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere sonte është luajtur në anën tjetër.

Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.

E sipas gazetarit dhe ekspertit të transferëve në Sky Sports dhe The Guardian, Fabrizio Romano marrëveshja sapo është arritur.

“Antoine Griezmann është kthyer në Atletico Madrid, u kry! Marrëveshja është kompletuar me Barcelonën. Huazim deri në qershor 2022 me opsion blerjen për 40 milionë euro”, ka shkruar ai.

TAGS