Barcelona do t’ia zbresë Messit pagën mbi 50 për qind

Barcelona do t’ia zbresë Messit pagën mbi 50 për qind

Barcelona do t’i ofrojë Messit kontratë të re, por do t’ia zbresë pagën mbi 50 për qind.

Barcelona është vendosur t’i ofrojë Lionel Messit një marrëveshje të re me një pagë prej rreth 30 milionë euro në vit, sipas El Chiringuito.

Paga aktuale vjetore e argjentinasit thuhet të jetë rreth 71 milionë euro që do të thotë që 33-vjeçari do të duhet të ndërpresë 50 përqind të pagës nëse kjo thashetheme del të jetë e vërtetë, transmeton lajmi.net.

Barca ende po lufton financiarisht mes pandemisë së koronavirusit dhe është e mundur që Joan Laporta të largojë disa lojtarë për të lehtësuar faturën e pagave.

Marrëveshja aktuale e Messi me Blaugranët skadon në korrik, që do të thotë se ai tashmë është i lirë të diskutojë për të ardhmen e tij me klube të tjera.

Akoma nuk është vendosur përfundimisht e ardhmja e argjentinasit, mirëpo mendohet se ai do të ulë pagën e tij dhe do të jetë në Barcelonë edhe për vitet e ardhshme.

TAGS