Barazim i vakët ndaj Kazakistanit, Berisha: Duhet të fitonim të paktën 3-0. Me këtë shpirt të shkojmë edhe …

Barazim i vakët ndaj Kazakistanit, Berisha: Duhet të fitonim të paktën 3-0. Me këtë shpirt të shkojmë edhe …

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kazakistanit dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një performancë jo bindëse për të besuarit e Edi Rejës, të cilët edhe pse kishin përballë një kundërshtar jo shumë të fortë, nuk arritën të dominonin.



Pas barazimit ndaj Kazakistanit, kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, në konferencën për shtypu shp reh i bindur se Shqipëria duhet të kishte fituar të paktën 3-0.

“Ndeshja për ne ishte e rëndësishme. Në fillim pata një kontakt me 2 lojtarët e tyre, pasi topi edhe ngeci në fushë. Një pjesë e fushës nuk ishte dhe aq mirë. Gjithçka më pas shkoi mirë dhe më gëzon fakti që këtë ndeshje mund të fitonim lehtë të paktën 3-0. Rëndësi ka shpirti që ekipi tregoi në fushë.

Kemi krijuar shumë raste. Mbrapa kemi qenë shumë mirë. Loja difensive ka qenë në nivel, duke shkuar edhe në fazën e sulmit. Kemi arritur shumë mirë të krijojmë raste. Nëse ishim pak më gjakftohtë do të shënonim gol. Me këtë shpirt duhet të shkojmë edhe në ndeshjen tjetër. Mos e lemë Lituaninë të ketë avantazh”, u shpreh Berisha në konferencën për shtyp.

TAGS