Banorët e Big Brother VIP flasin për listën ushqimore – vjen kërkesa qesharake e Donaldit

Banorët e Big Brother VIP flasin për listën ushqimore – vjen kërkesa qesharake e Donaldit

Kërkesa qesharake e Donaldit kur banorët diskutuan për listën ushqimore.

Në Big Brother VIP aktualisht banorët po diskutojnë për listën ushqimore. Paratë që kanë në dispozicion nuk iu mjaftojnë që të blejnë gjithë gjërat që duan dhe për këtë arsye duhet të heqin dorë nga disa gjëra.

Derisa po diskutonin te pishina për këtë punë, Semi ia ofroi një pjesë të lekëve të saj Kledit, në mënyrë që ai t’i blinte hurmat e Arabisë, të cilat i ka përmendur që nga hyrja në këtë emision.

E gjatë diskutimit, Donaldi bëri një kërkesë të pazakontë e qesharake. Ai kërkoi që me buxhetin e tyre t’ia blejnë një bluzë jeshile.

Në fund, Beatrix, Sarah, Kledi, Semi dhe Donaldi u pajtuan që t’i bëjnë bashkë paratë dhe t’i blejnë gjërat që duan.

TAGS