Klubi i Bajernit është përpjekur vazhdimisht të mbështet në rinovimin e Alfonso Dejvis, por që skepticizmi i mbrojtësit kanadez ka trazuar “ujërat” e rinovimit.
Prestigjozja gjermane “Bild” raporton se shefat e kampionëve gjermanë ia kanë bërë të qartë Dejvisit, marrjen e një vendimi përfundimtar në kohë të shkurtër, pranimin e rinovimit, ose largimin në verë.
Real Madrid e ka vendosur në krye të listës së transferimeve “raketën” kanadeze, së bashku me Kilian Mbapen. Rafael Guerreiro është e vetmja alternativë në krahun e majtë, nëse Alfonso zhvendoset larg Munihut, ndonëse përflitet se Teo Hernandez do të jetë synimi kryesor i bavarezëve. Dejvsit i përfundon kontrata në vitin 2025, kurse kartoni i vlen 75 mln euro.