Badia, pasi Messi ia kërkoi fanellën: “Po, u befasova”

Badia, pasi Messi ia kërkoi fanellën: “Po, u befasova”

Lionel Messi dhe Edgar Badia ndanë një moment emocionues pas fitores ku Barcelona fitoi 3-0 ndaj Elches të mërkurën.

Messi luajti nga fillimi për Barcelonën, duke bërë një ndeshje brilante, duke e mbyllur me dy gola ndaj portierit të Elches, Badia.

Pas fishkëllimës së fundit, portieri ia kërkoi fanellën gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Messi ia dhuroi, ndërsa ia kërkoi portierit fanellën e tij duke e befasuar, i cili me nxitim e zhveshi duke i këmbyer, e që nxiti buzëqeshjen e argjentinasit.

Tani ka reaguar edhe Badia, duke pranuar se mbeti pa fjalë.

“Po, u befasova. Por, a e dini se çfarë isha duke menduar përveç rezultatit? Që ky ekip do të shpëtojë. Jemi së bashku si ekip, si grup”, u shpreh portieri në rrjetet sociale.