“Babai im është rritur në Dibër dhe më mësoi për kopshtarinë”, Bebe Rexha rrëfehet para gjithë botës

“Babai im është rritur në Dibër dhe më mësoi për kopshtarinë”, Bebe Rexha rrëfehet para gjithë botës

Bebe Rexha ka folur gjithmonë për traditat shqiptare në mediat e huaja dhe në rrjetet e saj sociale, duke treguar me krenari rrënjët e saj.


Ajo është një ndër emrat më të lakuar në mbarë botën, e cila na ka bërë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj.

Së fundmi, artistja ka dhënë një intervistë për “Us Weekly”, ku ka treguar se pavarësisht se është një milionere dhe shumë e ngarkuar me punë, ajo gjen kohë që në shtëpinë e saj në Los Angeles, të kultivojë një kopsht me perime.

“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Dibër dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, ka treguar Bebe Rexha për “US Weekly”.

Po ashtu, ajo ka treguar 25 gjëra veten dhe në këtë listë të gjatë nuk kishte si të mungonte një fakt shqip.

1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.
2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, New York.
3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.
4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.
5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.
6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.
7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.
8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.
9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.
10.Kam një kopësht me domate në oborr.
11.Mbaj ditar. Më relakson.
12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.
13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.
14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.
15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.
16.Blej biskota me ylber.
17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.
18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.
19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.
20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.
21.Koleksionoj pllaka megafoni.
22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe apanjisht.
23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.
24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.
25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to.

TAGS