Qeveria e Republikës së Maqedonisë tanimë punon në reformat e sistemit të sigurisë, duke e përfshirë edhe DSK-në dhe Ligjin për ndjekje të komunikimeve. Këtë e kumtoi pres-shërbimi qeveritar për shkak të interesit të theksuar të opinionit lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë të saj që t’i dorëzojë mendim për ndërprerje të procedurës për rishqyrtim të kushtetutshmërisë së nenit 175 nga Ligji për ndjekje të komunikimeve. Në kumtesë thuhet se propozimet e zgjidhjeve ligjore të grupit të punës, janë bërë në pajtueshmëri të rekomandimeve të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, janë në fazë përfundimtare…
Author: Adijat
Një nxënës ka mbetur i lënduar pasi një grup të rrinjësh e kanë shtyrë nga autobusi me numër 65 i cili po shkonte drejtë fshatit Stajkovc, njofton Koha. Rreth orës 19 në Shkup në rrugën “Alija Avdoviq”, në autobusin me numër 65 në drejtim prej lagjes “Çento” në Stajkovci, më saktë tek stacioni i autobusit tek Shkolla fillore “25 Maji”, një grup prej rreth dhjetëra të rrinjëve e kanë shtyrë nga autobusi një 17 vjecar të fshatit Smillkovc, nxënës i vitit të katërt në shkollën e mesme ASUC, si dhe fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur me shqelma dhe…
Lëvizja Besa mbrëmë tubimin qendror e mbajti ne Kumanove. Ndonese, nuk ishte prezent kreu i Bilall Kasami, perfaqesuesit e larte te kesaj partie kerkuan nga qytetaret qe te votojne kandidatin per kryetar te komunes, Driton Sulejmani dhe listen e keshilletareve, prijes e se ciles eshte Naile Osmani. Shefi i shtabit qendror zgjedhor te Levizjes Besa, Afrim Gashi tha se BDI eshte percare ne degen e LSDM-se dhe VMRO-se, andaj ai kerkon qe vota shqiptare te unifikohet ne partine e tyre, sic tha ai per te fuqizuar faktorin shqiptar edhe ne nivel lokal. Nderkaq, anetar i kryesise qendrore te ketij subjekti…
Konferencë për shtyp, dhe ekspozite me materiale për udhëheqësinë aktuale të Komunës dhe kandidates së BDI znj. Teuta Arifi, në sheshin e Tetovës me moton ” TË PALARAT NË SHESH” Këtë ekspozite e paraqiti Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – Dega Tetovë z. Arif Selami, njëherit edhe kandidat dhe bartës liste nga ASH, se bashku me kandidatët tjerë për këshilltarë në Kuvendin Komunal Tetovë. Të nderuar qytetar të Tetovës. Jemi mbledhur sot në këtë pjesë të Qytetit, pikërisht afër sheshit, ku bëhen mitingje politike në të cilat premtohet shumë për ta rregulluar mirëqenien e Tetovarëve. Sot, kemi përzgjehur një formë…
Festimi i datave të mëdha, nderimi i paraardhësve tanë të vendosur në shtetësinë dhe në lirinë e Republikës së Maqedonisë, është vetëm një pjesë e detyrës tonë ndaj të kaluarës sonë të dinjitetshme, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në ngjarjen e sotme shtetërore në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, para Përmendores së çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, në oborrin e Qeverisë, në të cilën më shumë delegacione vendosën lule. Zaev në fjalim theksoi se patriotizmi në përfundon këtu. “Patriotizmin tonë gjeneratat e ardhshme do ta shënojnë vetëm nëse u japim arsye,…
Katër zyrtarë të Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër sot kanë penguar një grua që të kryejë vetëvrasje, e cila kishte vendosur të hidhet nga kati i pestë i një ndërtesë në bulevardin “Turistiçka”. Siç njoftojnë nga SPB Ohër, katër zyrtarë policorë kanë intervenuar pas paralajmërimeve që kanë marrë nga banorët tjerë për tentimin për vetëvrasje. Aksioni për shpëtim të gruas ka zgjatur gati një orë, me ç’rast së pari është bërë sigurimi i ndërtesës dhe janë ndërmarrë masa për pengimin e gruas gjatë vetëvrasjes. Gruaja e cila ka tentuar të vetëvritet është e moshës 41-vjeçare, e cila është…
Kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë sot në ngjarjen qendrore të shënimit të 11 tetorit- Ditës së kryengritjes popullore para përmendores së luftëtarëve të qytetit të Shkupit, në oborrin e qeverisë ku më shumë delegacione vendosën lule. Zaev në fjalimin e tij theksoi se patriotizmi nuk përfundon këtu. “Patriotizmin tonë gjeneratat e ardhshme do ta festojnë vetëm nëse u japin më shumë arsye, ashtu siç na dhanë neve gjeneratat e partizanëve të luftës antifashiste dhe nacionalçlirimtare”, ka thënë Zaev, transmeton Medial.mk.
Njëmbëdhjetë ditë nuk ka insulinë në më shumë qytete në vend. Arsyeja për këtë është se Agjencia për barna (MALMED) javën e kaluar ka kryer kontroll të intensifikuar të inspektimit dhe ka inspektuar të gjitha seritë e insulinave që i shpërndajnë distributorët, shkruan NOVA TV. “Javën e kaluar, Agjencia për barna (MALMED) kreu një inspektim detajues për të gjitha seritë e insulinës për të cilat shpërndarësit paraqitën dokumentacionin. Pas inspektimit, sipas ligjit, mostrat e mbledhura u dërguan për shqyrtim në një laborator të akredituar në Institutin e Shëndetit Publik. Dje, pas marrjes së rezultateve të testimeve, është bërë një zgjidhje…
Lëvizja Besa dega Saraj nuk është e brengosur vetëm për shkeljen e ligjit në komunën e Sarajit, ku po realizohen punime infrastrukturore nga komuna edhe pse ka filluar fushata parazgjedhore. Me këto shkelje të ligjit duhet të merren organet kompetente. Mirëpo ne vlerësojmë se këto punime nuk po zhvillohen për interes të qytetarëve, por për propagandë parazgjedhore. Nuk ka se si mos të pyesish se a vazhdon ende bashkëpunimi VMRO – DPMNE – BDI, kur dihet se shumica e këtyre projekteve realizohen nga Koce Trajanovski? Duke pasë parasysh traditën e hidhur që tregon se kryetarët e komunave të BDI-së para…
Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka hyrë në javën përfundimtare. Kritika ka për përzgjedhjen e kandidatëve mbi bazën e kënaqjes së interesave të klaneve të caktuara. Tanimë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur i kanë prezantuar programet tyre zgjedhore para elektoratit. Njohësit e çështjeve politike thonë se në Maqedoni ende faktor përcaktues për atë se kujt do t`ia besojnë votën qytetarët mbetet partia, e cila e ka deleguar kandidatin për kryetar të komunës. Nuk shikohet kandidati, por partia “Realisht thënë mungon ai niveli i të menduarit se ja ky është njeriu që më denjësisht do të arrijë të përfaqësojë…
Një 51 vjeçari me inicialet A.D. gjatë ditës së djeshme i është kërcënuar me sëpatë një familje tre anëtarëshe, informojnë nga MPB. Sipas policisë, dje rreth orës 18:05, në Shkup, në rrugën “Jordan Mijallkov” A.D. (51) nga Shkupi me sëpatë në dorë u është kërcënuar kalimtarëve, ndërkaq në një moment kur B.Ç. (40) e ka parkuar veturën, A.D. me sëpatë është përpjekur që ta lëndojë atë dhe gruan e tij M.Ç, e cila ka pasur me vetë fëmijën e tyre dy vjeçare. Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policor nga Stacioni Policor Qendër, A.D. është kapur dhe arrestuar, madje i njejti i…
Në tubimin e mbrëmshëm të VMRO-DPMNE-së ka ndodhur një rrahje, informojnë nga MPB-ja. Sipas policisë, në lagjen Shutkë në tubimin parazgjedhor të partisë politike VMRO-DPMNE-së, M.K (17) duke lëvizur përmes masës së tubuar ka tentuar të hip në mur që të ketë pamje më të mirë, me çka ka shtyrë një person aty afër ku është krijuar zënkë. Ai më pas është sulmuar fizikisht nga disa persona që kanë qenë bashkë me personin me të cilin filloi zënka. Në spitalin e qytetit i janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa merren masa për zbardhjen rastit, transmeton Medial.mk.