Aurela Gaçe i bashkohet protestës “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, këngëtarja: Jam këtu për shumë vajza, është e frikshme çfarë po ndodh

Aurela Gaçe i bashkohet protestës “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, këngëtarja: Jam këtu për shumë vajza, është e frikshme çfarë po ndodh

Dhjetra qytetarë në Tiranë kanë marshuar nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ drejt sheshit ‘Nënë Tereza’ pas rastit të abuzimit seksual të 15 vjeçares në Babrru që tronditi opinion publik. Protesta me moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit.



Pjesë është bërë dhe këngëtarja Aurela Gaçe e cila u shpreh se ishte aty për shumë vajza të dhunuara që heshtin nga frika.

“Jam në protestë për shumë vajza, për shumë djem që mbase nuk kanë folur kurrë që janë dhunuar. Jam këtu për t’i kërkuar shtetit tim që të vendosë një ligj të fortë. Duhet ta di që nëse flas, jam i mbrojtur. Nëse gratë, vajzat e dhunuara kanë frikë të flasin është edhe fakti që nuk dinë ku të flasin. Një njeri të sëmurë është pak ta mbyllësh në burg për 2 vjet.

Është për të ardhur keq që fajësojmë viktimën. Si mund të thuash donte vetë?? Kjo është absurde. Jam këtu për të thënë që jam një qytetare e këtij vendi. Nuk po them që cdo prind duhet të kalojë në vetëgjyqësi. Jam këtu që shteti të vendosë ligje më të forta, këta njerëz duhet të dënohen rëndë që të kenë frikë, të mendohen mirë këta njerëz para se të ngacmonin fëmijët.

Nuk jam këtu vetëm për një rast, por raste të ndodhura çdo ditë. Jo vetëm një person që vendoset në mur, janë shumë që përdhùnojnë dhe dhùnojnë çdo ditë fëmijët. Vrásin gratë, vajzat. Është e fríkshme çfarë po ndodh, jemi duke dëgjuar çdo ditë diçka. Një ditë vrítet dikush, një ditë tjetër fqinji përdhùnon të mitùrën. Nuk kemi si i themi përdhùnuesit ku e ke mendjen, se ai s’ka mendje për aq kohë sa e bën. Do flasi fëmija im nesër, që mos ndodhtë, fjala vjen më tregoi fëmija, do bëj vetégjyqési unë? Unë jam këtu t’i them shtetit tim të lùtem reago” – tha ajo.

TAGS