Aurela Gaçe flet për ankthin dhe periudhën e vështirë: Laja borxhet…

Aurela Gaçe flet për ankthin dhe periudhën e vështirë: Laja borxhet…

Këngëtarja Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të preferuara për publikun. Ajo gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.



Këngëtarja ka zhvilluar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në “Instagram”, ku një prej tyre e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë peripecitë me të cilat është përballur vite më parë.

Aurela ka rrëfyer dhe një histori kur i është dashur të marrë borxh një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh, por falë punës ka arritur ta shlyejë dhe siç thekson ajo, të ecë përpara.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, është shprehur Aurela.

TAGS