Aubameyang: Unë mund ta fitoj Këpucën e Artë të Premierligës

Aubameyang: Unë mund ta fitoj Këpucën e Artë të Premierligës
9:13 | 4 Maj 2019

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka deklaruar se fitimi i Këpucës së Artë në sezonin e parë në Premierligë do të thotë shumë për të.

Reprezentuesi i Gabonit ka shënuar 19 gola në Premierligë këtë sezon, duke qëndruar vetëm dy gola prapa Mohamed Salah, i cili udhëheq këtë garë me 21 gola.

Arsenal deri në fund të sezonit ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar, atë kundër Brighonit dhe Burnley, në të cilat Aubameynag mund të rritet në garën për Këpucën e Artë.

“Kur ju jeni sulmues, kjo do të thotë shumë”, ka deklaruar 29 vjeçari në konferencën për shtyp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kur e fitoni, është gjithmonë një kënaqësi. Nëse dëshironi të jesh më i miri, duhet të fitosh Këpucën e Artë”.

“Është një garë e vështirë. Ne kemi sulmues të mirë në Premierligë. Ata kanë vazhdimësinë gjatë gjithë sezonit. Ata shënojnë, shënojnë dhe shënojnë”.

“Sulmuesit më të mirë vetëm presin për të shënuar. Kjo është ajo që i bën ata kaq të veçantë”.

“Unë jam një djalë që kam vazhdimësinë, dhe mund ta bëjë atë”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS