Atletico Madrid me reagim zyrtar kundër Barcelonës

20:18 | 07/05/2019

Atletico Madrid ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Bartomeu gjatë ditës së sotme konfirmoi interesimin e Barcelonës për yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.
Presidenti i Barcelonës shkoi aq larg sa që zbuloi edhe një takim që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Atletico Madridit, që kanë reaguar menjëherë.
“Ne duam të shprehim dëshpërimin tonë të fortë për sjelljen e FC Barcelonës”, thuhet në komunikatën e Atleticos./Lajmi.net/
TAGS 07/05/2019 Atletico2018BarcelonësBartomeu BartomeudeklarataveJosepMadridMariapresidentitreaguar