Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kritikuar Bashkimin Demokratik për Integrim duke thënë se për shkak të keqpërdorimeve të IPA-fondeve nga ish funksionari i tyre në Ministrinë e Informatikë dhe Administratës Jahi Jahiu, qytetarët do të duhet t’i paguajnë BE-së 1.2 milion euro.
– Advertisements –
“Për një hajn të BDI-së, i quajtur Jahi Jahiu, i cili ka marrë 38 mijë euro ryshfet në një tender evropian, qytetarët tanë duhet t’i kthejnë BE-së 1.2 milion eurot e kontratës korruptive”, deklaroi Bujare Abazi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.