As me dietë, as me palestër! Tuna zbulon si arriti format perfekte pas lindjes

As me dietë, as me palestër! Tuna zbulon si arriti format perfekte pas lindjes

Ditën e djeshme vogëlushi i Tunës festoi 1-mujorin e lindjes dhe këngëtarja ndau në rrjete sociale disa foto shumë të ëmbla me dy djemtë e saj.


“Një muaj më parë lindi dashuria e cila nuk pushon së rrituri …Gëzuar muajin e 1-rë të lindjes, Zen”, shkroi Tuna.

Por përveç ëmbëlsisë së vogëlushëve, të gjithë vunë re se Tuna ka forma perfekte trupore edhe pse ka kaluar vetëm 1 muaj nga lindja. Sot ajo ka zbuluar për të gjithë sekretin se si ka arritur të humbasë peshë kaq shpejt dhe t’ju rikthehet linjave të saj.

Këngëtarja ka treguar se ka nisur të marrë mësime për “pole dance” dhe falë kësaj ka arritur format që ka sot.

                       

“Muaji i parë pas lindjes. Aftësitë nuk duken dhe aq keq”, ka shkruar Tuna përkrah videos ku shihet duke kërcyer.

“Pole dance” njihet edhe për humbjen në peshë, sepse si aktivitet ndihmon në humbjen e kalorive dhe në krijimin e muskujve.

TAGS