Arsyeja ishte Dauti, Lola tregon pse hoqi dorë nga muzika

Arsyeja ishte Dauti, Lola tregon pse hoqi dorë nga muzika

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti.

Bashkëshortja e politikanit ka bërë të ditur se ëndrra e saj ka qenë të bëhej këngëtare.

Megjithatë, ajo nuk i është mundësuar asnjëherë, shkruan lajmi.

Kjo pasi arsyeja që ka hequr dorë nga muzika ishte njohja me bashkëshortin e saj, Daut Haradinaj.

Lola tha se ai i ka thënë të këndon vetëm për të.

“Unë kur e kam njohur Dautin dhe kur më telefonojke nga burgu, unë edhe këndoja nganjëherë, dhe thoja: Kur të del Dauti nga burgu do të më përkrahë, që të arrij sukseset në majat e muzikës, për të qenë ylli i radhës sepse e meritoja jo për gjë. Por megjithatë, Dauti kur doli tha: Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë! Megjithatë unë s’jam pishman për jetën që kam dhe për statusin që kam”, tha Lola Haradinaj.

Kujtojmë se, nga martesa e saj me politikanin kanë dy fëmijë një vajzë dhe një djalë.

TAGS