Arsenali sapo mori një lajm shumë të mirë

Arsenali sapo mori një lajm shumë të mirë

Skuadra e Arsenalit mori një lajm shumë të mirë.

Përpara ndeshjes ndaj Neëcastle United, klubi i Arsenalit ka marrë lajme të mira pasi Kieran Tierney duket të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Skocezi pati probleme në ndeshjen e fundit të Gunners ndaj Crystal Palace, me ç’rast edhe u largua nga fusha.

Siç raporton The Athletic, ai nuk ka probleme sikurse mendohej në fillim dhe kësisoj pritet të marrë dritën e gjelbër për ndeshjen e ardhshme.

23 vjeçari ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të Gunners në javët e fundit dhe ka kontribuar në katër gola për Arsenalin.

Pasi nuk arritën që të fitojnë ndaj Crytal Palace, u ndanë me rezultat të barabartë 0-0, Topçinjtë po shikojnë përpara për duelin ndaj Neëcastle United.

TAGS