Arsenali me mesazh për Granit Xhakën

Arsenali me mesazh për Granit Xhakën

Arsenali ka një mesazh për Granit Xhakën.

Arsenali i uron fat Granit Xhakës në Kampionatin Evropian.

Zvicra e Xhakës, por edhe Xherdan Shaqirit e Admir Mehmedit, nis aventurën në Euro 2020 sot kundër Uellsit, sfidë që zhvillohet nga ora 15:00.

Ata gjenden në Grupin A, bashkë edhe me Turqinë dhe Italinë, me këta të fundit që morën fitoren e parë duke triumfuar 3-0 në Olimpico të Romës.

“Shumë fat sot, Granit”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ato të Grupit B.

Nga ora 18:00 do të përballen Danimarka me Finlandën, derisa nga ora 21:00 do të luajnë favoritët e grupit, Belgjika me Rusinë.

TAGS