Arsenali dhe Tottenhami në garë për Mertensin

Arsenali dhe Tottenhami në garë për Mertensin

Dries Mertensi pritet të largohet nga Napoli gjatë verës, një vit para se t’i skadojë kontrata me klubin italian.

Për shërbimet e sulmuesit belg, janë të interesuara dy klube nga Londra që garojnë në Premier League.

Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Tottenhamin, klube këto që pritet të “luftojnë” për të siguruar shërbimet e Mertensit.

Napoli është i interesuar që të shesë 33-vjeçarin dhe është në pritje të ofertave.

Mertensi është pjesë e Napolit që nga viti 2013. Sulmuesi belg është shënuesi më i mirë në histori të napolitanevë me 134 gola.