Arriohet marrëveshja, Alves javën e ardhshme zyrtarizohet të Barcelona

Arriohet marrëveshja, Alves javën e ardhshme zyrtarizohet të Barcelona

Mbrojtësi brazilian duket se do të kthehet sërish në Spanjë.

Dani Alves është momentalisht futbollistë i lirë pasi disa javë më parë prishi kontratën me Sao Pauolon.

Futbollisti prej kohësh ka nisur bisedimet me drejtuesit e Barcelonës për një rikthim të mundshëm, dhe duket se një gjë e tillë do të ndodhë.

Sipas mediave spanjolle, Xavi Hernandez ka dhënë dritën jeshile tek drejtuesit e klubit për transferimin e Alves.

Xavi beson se Alves është akoma në formë të mirë fizike, dhe do të mund ta ndihmonte repartin e mbrojtjes në krahun e djathë.

Marrëveshja thuhet se është shumë afër të ndodhë, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Kështu 38-vjeçari, pritet të kthehet sërish në klubin ku fitoi gjithçka çka mund të fitohet në nivel klubesh.

TAGS