Arrihet marrëveshja me FIFA, Tirana zhbllokon merkaton

Arrihet marrëveshja me FIFA, Tirana zhbllokon merkaton

Lajme të mira për Tiranën. Klubi bardheblu ka arritur marrëveshjen me FIFA duke zhbllokuar kështu merkaton. Me anë të një njoftimi për mediat, klubi bardheblu ka bërë të ditur lajmin.



“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve.

Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, lexohet në njoftimin e klubit të Tiranës.

TAGS