Arrihet marrëveshja, Insigne befason me ekipin e ri

Arrihet marrëveshja, Insigne befason me ekipin e ri

Lorenzo Insinge do t’i ndajë rrugët me Napoli. Ylli italian ka arritur marrëveshje me skuadrën e Torontos.

Insigne do të përfitojë 9.5 milionë euro në sezon nga skuadra kanadeze që garon në MLS.

Ylli i Napolit ishte në bisedime me skuadrën e tij, por që ishte larg marrëveshjes me De Laurentis.

Propozimi i presidentit ishte 3.5 milionë euro në vit për sulmuesin, pothuajse tre herë më pak se sa i ka ofruar Toronto.

Në moshën 30-vjeçare, pas 10 vitesh me fanelën blu, Insigne do të ndahet me Napolin.

Kontrata e sulmuesit me Napolin skadon me 1 qershor, atëherë kur edhe do të jetë lamtumira dy palëshe.