Arrihet marrëveshja, Barcelona e largon talentin e madh nga ekipi

Arrihet marrëveshja, Barcelona e largon talentin e madh nga ekipi

FC Barcelona ka kompletuar largimin e talentit Yusuf Demir te Rapid Vien.

Demir ishte te Barcelona në formë huazimi nga klubi austriak, por me ardhjen e Xavit, gjërat ndryshuan me teknikun spanjoll që preferojë lojtarë të tjerë.

Kësisoj, Barcelona vendosi të ndërprejë huazimin dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me Demirin.

“FC Barcleona dhe Rapid Wien kanë arritur marrëveshje për të finalizuar huazimin e lojtarit Yusuf Demir, që rikthehet te skuadra austriake”, shkruhet në komunikatë.