Vesna Medenica, e cila më parë drejtoi Gjykatën e Lartë për 17 vjet, u arrestua të hënën pak para se të merrte fluturimin nga aeroporti i Podgoricës.
Medenica, e cila shihet si e afërt me presidentin Milo Gjukanoviç, u kap me akuzat për komplot për kryerjen e krimeve dhe shpërdorim të pushtetit, njoftuan mediat lokale të hënën pasdite, transmeton Hina.
Medenica ishte në krye të Gjykatës së Lartë për 17 vjet përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2020, kur Partia Socialiste Demokratike, e udhëhequr nga Gjukanoviç, humbi zgjedhjet parlamentare. Para se të drejtonte Gjykatën Supreme, ajo ishte kryeprokurore e shtetit për katër vjet.
Së fundmi, autoritetet prokuroriale në Podgoricë hapën një rast kundër djalit të Medenicës, Miloš Medenica, me dyshimin për përfshirje në kontrabandën e cigareve dhe trafikut të drogës, siç tregohet nga të dhënat e mbledhura nga EUROPOL.