Armando Sadiku pranë kalimit në Itali

Armando Sadiku pranë kalimit në Itali

Pas largimit nga skuadra spanjolle e Malaga, Armando Sadiku duket se nuk po arrin dot të dalë te loja e tij e zakonshme. Për momentin ai është pjesë e skuadrës turke Erzurumspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që ka shënuar gola mjaft të rëndësishëm për përfaqësuesen, duke përfshirë atë ndaj Rumanisë në “Euro 2016”, nuk është i kënaqur me minutat që po i jepen. Ekipi që po interesohet për të është Cosenza. Këta të fundit janë në Serie B, pra niveli i dytë i futbollit italian. Cosenza po has mjaft vështirësi dhe është në zonën e ftohtë të renditjes, prandaj kërkon të bëjë disa përforcime për t’u larguar që aty, dhe Sadiku duket se është objektivi kryesor. Të presim e të shohim deri në fund të merkatos.



TAGS