Armando Broja largohet nga Southampton, rikthehet në Chelsea!

Armando Broja largohet nga Southampton, rikthehet në Chelsea!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja është larguar nga Southampton.

Broja ka pasur një sezon fenomenale me skuadrën e Southampton në Premier Ligë, teksa paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e disa ekipeve të mëdha.

Ai i ka dhënë fund aventurës së tij me ekipin anglez, ndërsa do të rikthehet te Chelsea, skuadër që ka në zotërim edhe kartonin e tij.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ai ka njoftuar largimin dhe ka falënderuar skuadrën, duke i cilësuar si një familje.

Më poshtë e gjeni reagimin e shqiptarit.

“Ishit si një familje për mua, do të më mungoni. Doja të filloja duke thënë se ky ishte një sezon fantastik për mua dhe familjen time.

Një sezon me ulje ngritje, por pavarësisht gjithçka kisha familjen dhe disa persona fantastik qe më kanë ndihmuar të kaloj gjithçka.

Dua t’i bëj një falënderim të madh Southamptonit dhe fansave të tyre fantastik që patën besim dhe më lejuan t’i tregojë se çfarë jam i aftë të bëj.

I vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe skuadrës.

Në fund dua të falënderojë dhe shokët e skuadrës të cilët më kanë mësuar shumë, e kam shijuar çdo moment me ju djema, sinqerisht ishte diçka speciale për mua.

Nuk u bëmë thjesht vëllezër, por një familje, do të më mungoni.”, u shpreh Broja.

Në 32 ndeshje sa i ka zhvilluar në Premier Ligë këtë sezon, ai ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar një asistim.