Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori të fshatit Pusko në Prizren

Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori të fshatit Pusko në Prizren

Ariu i Prizrenit i cili u bë temë mjaft e përhapur ditëve të fundit, duket se nuk po qëndron i qetë.

Telegrafi mëson se sot rreth orës 19:00 ky ari ka zbritur në fshatin Pusko në Prizren ku i ka shkaktuar dëme një banori të këtij fshati.

Lexo po ashtu:

Sipas informatave ariu, këtij qytetari ia ka mbytur tetë dele dhe dy qengja, ndërsa edhe gjashtë dele të tjera janë të humbura, ku dyshohet se edhe ato i ka mbytur.

Ndërsa drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, para disa ditësh kishte marrë një vendim për eliminimin e ariut.

Lexo po ashtu:

Në vendim thuhej se “në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)”.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe përfaqësues institucionesh e shoqëria civile që sipas tyre, ariu nuk duhej të vritej./Telegrafi/

TAGS