Ardhja e këngëtarit serb për festën e Birrës në Korçë, Lorik Cana paralajmëron diçka të papritur

Ardhja e këngëtarit serb për festën e Birrës në Korçë, Lorik Cana paralajmëron diçka të papritur

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtar dhe njerëz publikë. Kjo për faktin se ai më këngët e tij ka inspiruar ushtarët serb që të kryejnë gjenocidet në Kosovë dhe të sulmojnë Kosovën në kohën e luftës.

Dhe ndër personazhet që ka reaguar së fundmi për ftesën e Bregovic në atë festë ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana. Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhen e këtij këngëtari në Shqipëri. Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë.

Postimi i plotë:

Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës. Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës. Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit!

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

TAGS