Arbana takon babain për herë të parë pasi fitoi betejën me Covid-19: E kaloi, dy javë na çmendi

Arbana takon babain për herë të parë pasi fitoi betejën me Covid-19: E kaloi, dy javë na çmendi

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë me dije se i ati i cili ishte infektuar me koronavirus, ka arritur të fitojë betejën me virusin së fundmi.



Me anë të një video të postuar në rrjetin social ‘Instagram’, moderatorja ka zbuluar se po takohen pas 3 javësh, pasi i ati ka qenë i izoluar për shkak të infektimit, teksa shton se ai e kaloi mirë këtë situatë.

“Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë”, shprehet Arbana gjatë videos, ndërsa bashkangjitur shkruan: Takim me Demon pas 3 javësh.

TAGS