Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu e nisin Vitin e Ri me sherr, çfarë ndodhi mes dy mikeshave

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu e nisin Vitin e Ri me sherr, çfarë ndodhi mes dy mikeshave

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu ndajnë prej vitesh një miqësi shumë të veçantë mes tyre.



Dy mikeshat ndajnë shpesh në rrjetet sociale momente ku shfaqen së bashku dhe kanë treguar se miqësia e tyre është shumë e fortë edhe përtej ekranit.

Arbana dhe Xhemi kanë vendosur të takohen për herë të parë për vitin 2021, por në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe sherri i parë për këtë vit.

Xhemi ka treguar se si çdo herë, Arbana vonohet në takime dhe kjo ka qenë arsyeja pse janë zënë.

Biseda në rrjetet sociale:

Arbana: Kafja e parë për 2021.

Xhemi: Edhe sherri i parë për 2021, por nuk do ta tregojë.

Arbana: Sherr kot. A zihet njeriu pse vonohesh?

Xhemi: Sigurisht që zihet njeriu pse vonohesh se shkoj në parkim, paguaj parkim kot dhe duhet të dal nga parkimi se kjo nuk erdhi kurrë.

Arbana: T’i paguaj dikush ju lutem Xhemit parkimin.

Xhemi: Dhe jo vetëm.

TAGS