Arbana dhe Dielli shkojnë në shtëpi, ja si duket moderatorja dy ditë pas lindjes

Arbana dhe Dielli shkojnë në shtëpi, ja si duket moderatorja dy ditë pas lindjes

Dy ditë më parë Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë, të cilin vendosën ta quajnë Diell.



Ditën e sotme Arbana dhe Diell kanë lënë spitalin për të shkuar në shtëpi, ku i ka pritur një festë mjaft e ngrohtë dhe e veçantë. Xhemi ka ndarë një foto me Arbanën, ku në sy bien arushët gjigandë dhe ambienti i zbukuruar. “Lumturi”, shkruan Xhemi krahas fotos. Të gjithë janë mjaft të lumtur për ardhjen e vogëlushit në jetë dhe kjo festë e tregon më së miri.

TAGS