Anxhelina Hadërgjonaj braktis SHBA, ja arsyeja përse u kthye në Shqipëri

Anxhelina Hadërgjonaj braktis SHBA, ja arsyeja përse u kthye në Shqipëri

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj prej kohësh ka jetuar në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Los Angeles. Mirëpo së fundmi për shkak të situatës së krjuar nga COVID-19 ajo vendosi të rikthehej në Shqipëri.





Gjatë një interviste për  ‘Prive’, këngëtarja tregoi arsyen se përse zgjodhi që t’i kalojë këto ditë në Shqipëri dhe jo në vendin ku jetonte prej vitesh.  Këngërja shprehet se këto ditë do të ishte më mirë të gjendej pranë familjes, pasi kështu do të ndihej më e qetë.

“Erdha pasi mendova që do të ishte më mirë të gjendesha pranë familjes në këto ditë të vështira për të gjithë. Ka ditë shumë të mira, ka ditë që janë pak më të rënda, por përgjithësisht shumë mirë.”- tregon ajo.

Anxhelina tregoi se gjatë këtyre ditëve  i është përkushtuar gatimit të cilin e ka me pasion.

TAGS