Antonela përlotet dhe mesazhi i saj i fundit acaron Mevlanin

Antonela përlotet dhe mesazhi i saj i fundit acaron Mevlanin

Në ditën e fundit të Mevlanit në programin “PërPuthen”, Antonela është prekur nga klipi me kujtimet e tij ku nuk mungojnë puthjet, përqafimet dhe bisedat që kanë pasur në takimet e tyre. Ajo nuk ka arritur të përmbajë lotët dhe mesazhi i fundit që ajo tha krijoi pak tension në studio.


“ Ia kam thënë të gjitha. I kërkoj të kthejë buzëqeshjen që ka pasur fillim dhe nuk e ka sot e të mos e gënjejë veten me gjëra të kota që të mos dalë mirë në publik. E njoh tepër mirë dhe nuk po bën shumë mirë që ia hedh të gjitha fajet Ledjanës se ka shumë faje dhe ai. Keni mbuluar njëri-tjetrin gjithmonë, kështu që nuk ke pse ta lësh në baltë”,u shpreh Antonela.

Fjalia e fundit e nevrikosi Mevlanin dhe sipas tij fjalët e saj nuk kanë më vlerë dhe se çdo gjë po e bën për vëmëndje.

Edhe në momentin e fundit të ndarjes së dyshes Mevlan dhe Ledjana me konkurrentët Antonela u shfaq ironike duke mos pranuar  që ti takonte ato.

Mevlani: Çfarë do të thuash? Unë nuk lë në baltë askënd. Do vëmendje? Fjala jote nuk ka vlerë në këtë moment. Sa të thuash të këqijat, fol ndonjë gjë në mirë. E dinë shumë mirë të gjithë çfarë tipi jam unë.

TAGS