Anton Quni shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Anton Quni shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.

Ndonëse nuk ka pranuar të jap më shumë detaje, ai ka thënë se pret që gjithçka brenda këtij procesi të jetë transparente.

“Po është e vërtet. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kamë bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni për portalin ‘Blic’.

LDK ka filluar procesin zgjedhor të brendshëm i cili po zhvillohet nëpër degë dhe nëndegët e kësaj partie.

TAGS