Anita Haradinaj prezantuese në Shqipëri, mësohet formati që do të drejtojë

Anita Haradinaj prezantuese në Shqipëri, mësohet formati që do të drejtojë

Një emision mjaft i suksesshëm në Kosovë, pritet të nisë transmetimin së shpejti edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për programin argëtues “VIP Dado” dhe produksioni tashmë ka nisur një bashkëpunim të ri me ekranin Top Channel, ku edhe do të transmetohet sezoni i ardhshëm.


“VIP Dado”, është një program që në qendër ka fëmijët dhe personazhet e famshëm. Këta të fundit do të vijnë javë pas jave në rolin e kujdestarëve për fëmijë, duke sjellë shumë situata gazmore.

Me sezonin e ri, formati do të pësojë disa ndryshime, madje edhe në radhët e prezantuesve që do të jenë permanentë. Është mësuar se Edi Manushi do të jetë njëri prej tyre, por ai nuk do të jetë i vetëm pasi do të ketë përkrah edhe një bashkëprezantuese mjaft të njohur për shqiptarët.

Mësohet se në krah të tij do të jetë njëra nga motrat Muçaj-Haradinaj, teksa në një imazh të qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, Manushi është parë i fotografuar me kolegen e atij, Anitën. Pikërisht kjo foto i ka bërë  fansat të aludojnë se Anita Haradinaj mund të jetë prezantuesja e ardhshme e emisionit më të ri.

Kjo është hera e parë që Anita Haradinaj vjen në Shqipëri si prezantuese, ndaj të gjithë janë kuriozë ta shohin bashkëshorten e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë rol në një ekran shqiptar.

TAGS