“Anglia ka pasur oshilacione, por është skuadër e fortë”, Ahmataj në “EUROMANIA”: Ja dallimi i anglezëve dhe Italisë…

“Anglia ka pasur oshilacione, por është skuadër e fortë”, Ahmataj në “EUROMANIA”: Ja dallimi i anglezëve dhe Italisë…

I ftuar në emisionin ‘’EUROMANIA’’ të moderatores Enxhi Biba në ‘’News 24’’, trajneri i njohur, Juljan Ahmataj analizoi finalen ndërmjet Italisë dhe Anglisë duke marrë çdo repart të dyja kombëtareve.


”Kualiteti i tepërt që ka skuadra angleze bëri të munduar kualifikimin në finale të tyre. Pamë një Angli në start me një ritëm shumë të lartë, dhe parashikuam që nëse e mban këtë ritëm do të jetë favorite. Ka pasur halucinacione, por kanë skuadër shumë të fortë. Kualitetin më të madh e kanë në repartin e mbrojtjes dhe kjo i jep siguri skuadrës të pretendojë rezultate deri në fund të ndeshjes.

Herri Kejn është rikthyer bindshëm tek goli dhe Stërling është shumë në formë, dominon çdo kundërshtar në sfidën një kundra një dhe krijon superioritet. I jep plus shumë të madh skuadrës, pasi di dhe si të shfaqet para portës.

Vështirësia për Anglinë në finale rritet. Finalja ka specifikë tjetër, pasi ndikon shumë presioni dhe prishet ndeshja për një gabim të një individi. Në finale barazohen balancat, dhe nuk ka parashikime. Italia nuk është për herë të parë në këtë stad dhe ti si të menaxhojë të tilla ndeshje, e pamë dhe kundër Spanjës ku i ndëshkoi në momentin më të mirë të tyre.

Parashikimi? Italia do të përdori mënyrën e saj të lojës që ka përdorur në këtë kompeticion, dhe nëse arrin të shënojë gol do të ndryshojë lojën e saj totalisht duke krijuar një mbrojtje më të fortë për të arritur tek trofeu.

Përqindjet për favorite janë të vogla, Italia ka një portier me më shumë kualitet. Në mbrojtje janë shumë të forta, nga krahët Italia ishte shumë e mirë pasi Florenci dhe Spinacola nuk do të jenë. Në mesfushë Italinë e shoh më të avantazhuar pasi ka një mesfushë më krijuese, ndërsa Anglia ka muskuj në mesfushë, dominon çdo lloj kundërshtari.

Në sulm e shikoj Anglinë më të fortë me Kejn, Sterling dhe Saka, por Imobile nuk është në nivelin që duhet të jetë. Do të jetë ndeshje shumë e balancuar nisur dhe nga cilësitë individuale të lojtarëve. Anglia do të ketë dhe mbështetjen e tifozëve dhe ky është një plus”, tha Ahmataj.

TAGS