Andersson flet për Arbër Zenelin: Është lojtar i mirë, fatkeqësisht për ne vendosi të luaj për Kosovën

Andersson flet për Arbër Zenelin: Është lojtar i mirë, fatkeqësisht për ne vendosi të luaj për Kosovën

Trajneri i Suedisë flet për Arbër Zenelin: Është lojtar i mirë, fatkeqësisht për ne vendosi të luaj për Kosovën.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka folur në një konferencë për media në Prishtinë para takimit të nesërm me Kosovën.

Ai është pyetur nga gazetarët për Arbër Zenelin, i cili në të kaluarën ka luajtur nga grupmoshat e Suedisë, dhe faktin nëse do ta ftonte atë të luajë për ekipin e seniorëve nëse nuk do të vendoste të luante për Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Prej se ka vendos Arbëri që të luajë për Kosovën nuk e kam shikuar më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë. Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”, tha Anderrsson.

“Ne gjithë kur luajmë, tentojmë të fitojmë, asnjëherë nuk luajmë për barazim”, tha ai.

TAGS