Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka rrëfyer se klubi është në pritje të një vendimi përfundimtar nga Marco Asensio për të ardhmen e tij në klub.
26-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka rënë nga forma në Bernabeu, me Ancelottin që ka mbajtur Asension në stol për dy ndeshjet e para të Realit të sezonit aktual, përcjell ORAinfo.
Pas ndeshjes së fundit, fitores 2-1 ndaj Almerias, Ancelotti pranoi se dera mbetet e hapur për Asensio, por vendimi përfundimtar do t’i lihet vetë lojtarit./ORAinfo/