Ancelotti flet për të ardhmen e Hazardit

Ancelotti flet për të ardhmen e Hazardit

Eden Hazard, mbërriti në Real Madrid në verën e vitit 2019 dhe ende po lufton për të treguar më të mirën nga vetja në fanellën e Merengues.

Reprezentuesi belg ka pasur një sërë lëndimesh që nga mbërritja në Spanjë. Edhe pse Carlo Ancelotti kishte qenë optimist disa javë më parë për lojtarin e tij, ai nuk e ka mohuar mundësinë e një largimi në janar,përcjell ORAinfo.

Në të vërtetë, i pranishëm në një konferencë për shtyp para pritjes së Shakhtar Donetsk në Champions League, trajneri italian deklaroi

“Asnjëherë në karrierën time si trajner nuk e kam detyruar një lojtar të qëndrojë kur dëshiron të largohet. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai do të largohet. Nuk ka shumë dyshime për këtë.”

Sipas Daily Star, sipas kontratës deri në vitin 2024, Eden Hazard mund të jetë me interes për pronarët e rinj të Newcastle, megjithëse lojtari në fjalë nuk konsiderohet si një largim./ORAinfo/

TAGS