Ana Lika: Jam më e famshme se tezet e mia, ja pse u largova nga televizioni

Ana Lika: Jam më e famshme se tezet e mia, ja pse u largova nga televizioni

E ftuara speciale në “Syrikeq’  së fundmi ishte aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Anna Lika.



E njohur për karakterin e saj të drepërdrejtë dhë pa komplekse Lika ka folur dhe ka treguar për moderatorin Kelvi Kadilli mbi jetën e saj private dhe profesionale.

E çiltër dhe e çlirë si gjithmonë ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë të saj:

Çfarë të kanë mësuar tezet në lidhje me famën?

Përgjithësisht unë nuk është se kam marrë shumë këshilla nga kjo anë, sepse do të kisha shumë më pak budalliqe të mija në Youtube nëse do të kisha dëgjuar tezet. Unë kam qënë më e drepërdrejtë dhe e kam  shijuar, famën në mënyrën time, siç mendoja unë se ishte e duhura.

A të ka shërbyer për mirë fama jote?

Jo, është ai qejfi i fillimit që të njohin njerëzit, më tepër se gratë e lagjes, ke qejf që njerezit të njohin për atë që ti din të bësh. Pastaj me kalimin e kohës, ndoshta dhe nuk din ta menaxhosh mirë, duke qënë shumë i ri në karrierë dhe të merr dhe ai vrrulli i momentit dhe ndonjërë të rrëshket situata nga duart dhe pastaj fama të kthehet në të kundërtën dhe ndonjëherë dhe të bezdis. Në këtë periudhën të fundit, mua më është kthyer në bezdi prandaj dhe këtë periudhë kam ndjenjur larg dhe intervistave dhe televizionit.

Ti e ke nisur karrierën tënde si balerinë, pastaj si aktore e ke menduar ndonjëherë si do të jetë e ardhmja?

Në periudhën që jam larguar nga televizioni për 1 milion arsyet e mija, një nga arsyet më të forta ishte se unë sapo kam mbaruar xhirimet e një filmi me Drilon Hoxhën dhe më ka marrë goxha kohë sepse filmi është xhiruar jashtë dhe jo në Shqipëri. Jam dashur që ti fokusohem atij projekti për faktin se ishte një produksion me përmasa më të mëdha. Mu duk një projekt shumë interesant plus që Drilonin e kam shokë, mundohemi ti gjindemi nëjri-tjetrit. Duke qënë se filmi më ka ngrënë shumë kohë, nuk më ka rënë të merrem me  shumë gjëra të tjera. Plani është për një film të dytë, por në këtë situata, që kinematë nuk janë hapur akoma, filmi po qëndron stand- by.

Sa lekë të dha Driloni për filmin?

Më dha goxha shumë dhe vazhdon dhe më jep ( shprehet me humor aktorja).

Po filmat e Ermal Mamaqit i ke parë?

Të them kot që i kam parë do gënjeja. Nuk jam tip që shkoj në kinema dhe filmin tim ma sjell Driloni me DVD në shtëpi.

Cili do të ishte roli ideal për ty?

Unë jam aktore shumë e mirë i bëj të gjitha rolet. Komedinë e kam shumë përzemërt si zhanër por jo vetëm në filma e kam në përgjithësi dhe në ditën time më të keqe, po nuk bëra pak komedi nuk më ecën. Kështu që tek komedia e shoh veten pak më tepër sepse i përshtatet më tepër karakterit tim.

E ke menduar të shkëputesh nga familja ?

Kam ikur shumë herë dhe jam kthyer prapë.Nuk është se e vuaj shumë pjesën e privatësisë me pjestarët e tjerë të familjes, se unë futem në dhomë dhe nuk më shikojnë.Unë largohem me idenë se nuk do vijë më por kthehem sërish se nuk mund të rrijë dot pa mamin

E ke menduar veten tënde mami?

Faktikisht tani që jam bërë 27 vjeç e mendoj çdo ditë të jetës time. Por kur e mendoj pak më gjatë se do të kem ca gjëra shumë më të kufizuara, them jo kam kohë kështu që çdo vit e shytjë, por andej nga të tridhjetat kam përshtypjen.

Nëse sot ty të ndodh se do të jesh mami, cili është mesazhi kryesor që ti do ti jepje fëmijës tënd për kohën që jetojmë sot?

Jo vetëm fëmijës tim por të gjithë njerëzve do t’ju thoja të jenë vetvetja, automatikisht njerëzit të duan, mbase nuk ta shprehin dhe mund të gjykojnë ndonjëherë por gjithmonë po të jesh vetvetja, ka shumë benefite.

TAGS