Aliti vjen me urimin për Vitin e Ri, bën një premtim të madh

Aliti vjen me urimin për Vitin e Ri, bën një premtim të madh
18:54 | 31 Dhjetor 2019

Fidan Aliti është në mesin e futbollistëve të parë të Kosovës që kanë uruar Vitin e Ri.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka zgjedhur rrjetin social Facebook, për t’i përcjell urimet e tija.

“Duke uruar ju dhe familjen tuaj Gëzuar Vitin e Ri me shpresën se do të keni shumë bekime gjatë vitit që do të vijë”, ka shkruar Aliti.

“Tani është gjithçka për të dhënë gjithçka për vitin 2020”, vazhdon urimi i tij.

Kujtojmë se në mars të vitit 2020, Kosova zhvillon ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet në Kampionatin Evropian./Lajmi.net/

TAGS